Është sulmuar një vajzë e mitur në Shkup

Një vajzë e mitur nga Shkupi dje fizikisht ishte sulmuar nga vajzë tjetër e mitur.

Siç bëri të ditur MPB, rasti dje ishte denoncuar në Stacionin Policor në Gjorçe Petrov. S.J. (51) nga Shkupi ka denoncuar se ditën e njëjtë, rreth orës 18:05 në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup vajza e tij e mitur, pas një zënke paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga një vajzë tjetër e mitur.

Policia ndërmori masa për zbardhjen e rastit.