Lëndohet një i mitur nga Gostivari
Një gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga Gostivari dje është lënduar pasi ndaj tij kanë rënë sende metalike (shtylla metalike). Ai ka kaluar pranë objektit, i cili ishte në ndërtim.
Siç informon MPB-ja, rasti dje është paraqitur në SPB Tetovë. Sipas njoftimit, nga objekti në ndërtim në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, në pronësi të 65-vjeçarit H.A. nga Vrutoku i Gostivarit, kanë rënë sende metalike (shtylla) dhe e kanë lënduar të miturin.
Është kryer inspektim, në të cilin përveç ekipit të Sektorit për punë të brendshme Gostivar kanë marrë pjesë edhe shumë shërbime inspektuese. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

