Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest

Në lagjen “Stopanski Dvor” në Shkup sot në ora 12:55 në rr. “51” , nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe të Njësisë Kriminalistike për Ndjekje Gjorçe Petrov e kanë privuar nga liria G.P. (68) nga Shkupi.

SIç njofton MPB-ja, ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer “falsifikim të dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal.

“Personi do të dërgohet në institucion kompetent ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit”, theksojnë nga MPB-ja.