Gashi: Për shkak të egos së Kurtit, sot kemi më pak shtet në veri

Shefi i Grupit Paralamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se për shkak të egos së Albin Kurtit, sot kemi më pak shtet në veri.

‘’Sot në institucionet e Republikës  kemi më pak shtet sepse kryeministri  i nxitur nga egoja rrezikoi institucionin. Sot këtu i deklarojmë  kryeministrit se ne qëndrojmë në mbrojtje të tërësisë territorial dhe shtetit. Qëndrojmë bindshëm në ruajtjn e raporteve me nndërkombëtarët. Ai i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin. Ishim bashkë në qeveri kur i njejti po rrezikonte partneritetin dhe ne morëm masa.’’, tha ai.

Tutje ai ka përmendur adresimin e Kusari Lilës në serbisht, e pastaj u kap edhe me ministren Albulena Haxhiu e cila përshpëriste në fillim nga mbrapa.

‘’Foli në serbisht, por ndoshta edhe e ka mendu n serbisht. Po angazhohemi maksinalisht t’i japim ndihmën institucioneve dhe të mos rrezikojmë partneritetin. Sot kemi më pak shtet në pjesën veriore të Kosovës, më pak policë, prokurorë, kryetarë, nuk ka asambleistë dhe ne duhet të jemi të përgjegshëm dhe ndërgjegjshëm. E kuptoj frustrimin e qeverisë por jo edhe fjalët e ministres këtu mbrapa. Kryetarja është dashur ta largojë nga seanca, nuk po e bën, në rregull është. Nuk mund të na ndalni as me gjuhën para e as mbrapa. ‘’