Gërvalla: Nuk zmbrapsemi nga mbrojtja e qytetarëve në Veri prej ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi
Kosova nuk zmbrapset nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri prej kërcënimeve nga esktremistët e mbështetur nga Beogradi, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas takimit me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe emisarin slloven, Anzhej Frangesh, raporton gazeta online Reporteri.net.
Gërvalla u shpreh mes tjerash se i ka kërkuar Bashkimit Evropian të mos tolerojë, siç i ka quajtur ajo, obstruksionet kriminaëe ndaj parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit, derisa shtoi edhe se ka pasur shkëmbim të hapur me Manuel Sarrazin dhe Anzhej Frangesh.
“Bisedë të hapur dhe konstruktive me emisarët për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anzhej Frangesh. E inkurajova BE-në të mos tolerojë obstruksionin kriminal ndaj parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të zmbrapset nga mbrojtja e qytetarëve të saj në Veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

