Mask u bëri thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla dhe pronar i Tuiterit, Ilon Mask rekomandoi që amerikanët të votojnë për Partinë republikane në zgjedhjet e ardhshme për Kongres.
“Votuesve me mendim të lirë: ndarja e pushtetit i kufizon ekceset më të këqija të dy partive, për këtë shkak rekomandoj të votohet për kongresin republikan, duke marrë parasysh se presidenti është demokrat”, ka shkruar miliarderi amerikan në Tuiter.
Në SHBA nesër mbahen zgjedhje për Kongres, në gjysmën e mandatit presidencial të Xho Bajdenit.

