Zgjerimi i hapjes, nxit zhvillimin e përbashkët
Lehtësimi i vështirësiive të zhvillimit , grumbullimi i forcave të bashkëpunimit dhe nxitja e risive nëpërmjet hapjes,nxisin globalizimin ekonomik në mënyrë të pandërprerë dhe forcojmë shtysat e zhvillimit të vendeve të ndryshme, duke bërë që popujt e tyre të përfitojnë në mënyrë më të barabartë nga frytet e zhvillimit. – Ky është një nga mesazhet e përvojat që kërkon të përcjellë Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) .
Sipas të dhënave statistikore, në katër edicionet e para të ekspozitës, janë paraqitur 270 mijë lloje mallrash, duke realizuar shkëmbime tregtare me një vlerë prej më shumë se 270 miliardë dollarësh. Mbi 1 500 produkte, teknologji dhe shërbime të reja janë shfaqur në këtë platformë.

Në kohët e sotme, për shkak të inflacionit, epidemisë, konflikteve rajonale dhe faktorëve të tjerë, fuqia e rigjallërimit të ekonomisë botërore nuk është e mjaftueshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur parashikimin e rritjes së ekonomisë globale në 2.7 %, 0.2 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i korrikut. Në këtë sfond, organizimi i Ekspozitës së 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) i ka dhënë gjallërinë aq të nevojshme sot botës
Kina do të nxitë ndarjen së bashku me vendet e tjera të mundësive që sjell tregu i madh i saj , hapja institucionale dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtare . Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vuri në dukje se këto “tre mundësi të mëdha” i ofrojnë një energji të madhe pozitive ekonomisë globale që po rimëkëmbet me vështirësi.
Vitet e fundit, që nga nxitja e bashkërenduar e ndërtimit të 21 zonave eksperimentale të tregtisë së lirë deri te zbatimi i ligjit të investimeve të huaja dhe shkurtimi i listës negative për hyrjen e investimeve të huaja, Kina ka nxitur në mënyrë të pandërprerë hapjen institucionale

Hapja mund të sjellë përparim, bashkëpunimi mund të nxitë përfitimet e përbashkëta. Sivjet, të gjitha vendet anëtare të RCEP-it marrin pjesë në CIIE. Për shembull, frutat tajlandeze, të pëlqyera nga konsumatorët kinezë, janë ekspozuar përsëri.
Nëpërmjet ekspozitës, e gjithë bota mund të shohë që Kina ka nisur një udhëtim të ri, duke sjellë mundësi të pafundme.

