Mbyllen primaret e PD për Tiranën/ Ja 7 emrat në garë për bashkinë e kryeqytetit

Partia Demokratike ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

Albana Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu ka prezantuar shtatë emrat, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Nga sot, procesi për dorëzimin e kandidaturave për primaret e Partisë Demokratike në kryeqytet është mbyllur, dhe emrat e mësipërm bashkë me dokumentacionin përkatës, i kalojnë Kryesisë së partisë për verifikime të mëtejshme. Në ditët në vazhdim, do të ketë një njoftim zyrtar për datën, tha Vokshi.

Emrat e për Bashkinë e Tiranës:

    Adriana Kalaja

    Belind Këlliçi

    Enkelejda Fejzo

    Fatmir Merkoçi

    Gert Bogdani

    Ilir Alimehmeti

    Julian Deda