Flakët e zjarrit përfshijnë ndërtesën shumë katëshe pranë Burj Khalifa. Alarm në Dubai

Përfshihet nga flakët një ndërtesë shumë katëshe pranë Burj Khalifa-s në Dubai.

Sipas informacioneve, zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk dhe është një nga rrokaqiejt e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria.

Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.