Rama: Nisën punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në Pallatin e Rinisë.

“Nisën punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë – ikonë e kryeqytetit”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, ai i ka publikuar edhe disa fotografi derisa janë duke u zhvilluar punimet.