Ndarja e mundësive të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës
Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës u mbajt në Shangai siç ishte planifikuar. Çdo vit, ekspozita ka ndryshime dhe pika të reja të spikatura. Sivjet, në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës u krijua rishtazi një zonë e veçantë për sektorin e farërave bujqësore dhe zona e inteligjencës artificiale, si edhe zona të reja lidhur me sportin dhe stilimin e veshjeve. Mendoj se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është si një “kaleidoskop”, që mbulon gjithçka, dhe duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme, ka pamje të ndryshme.

