SHBA në mënyrë private i inkurajon liderët ukrainas që të tregohen të hapur për negociatat me Rusinë
Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden në mënyrë private i inkurajon liderët ukrainas që të tregohen të hapur për negociatat me Rusinë, publikoi Uashington post.
Sipas gazetës, Kievi duhet të heqë dorë nga refuzimi publik për t’u përfshirë në negociatat paqësore nëse presidenti Vlladimir Putin nuk largohet nga pushteti.
Siç deklaruan për Uashington post burime anonime të njoftuara me negociatat, qëllimi i SHBA-së nuk është ta detyrojnë Ukrainën për të negociuar, por Kievi ta ruaj mbështetjen prej vendeve të tjera.
Edhe pse autoritetet amerikane besojnë se presidentit rus Vlladimir Putin tani për tani nuk është serioz në negociatat, ata e pranojnë se ndalesa e presidentit Vollodimir Zelenski për negociata me Putinin shkakton shqetësim në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku pasojat e luftës më së shumti ndjehen në formën e qasjes dhe rritjes së çmimeve të ushqimit dhe karburantit.
Siç deklaruan disa bashkëbisedues të paemëruar për Uashington postin, disa vende ndjejnë “lodhje serioze nga Ukraina”.
Bisedimet ilustrojnë se sa kompleks është bërë pozicioni për administratën e Bajdenit, pasi autoritetet amerikane zotohen publikisht se do ta mbështesin Kievin me shuma të mëdha “për aq kohë sa është e nevojshme”, ndërsa shpresojnë për një zgjidhje të konfliktit që e ka goditur ekonominë botërore në tetë muajt e fundit dhe që e ka rritur frikën nga lufta bërthamore”, shkruan Uashington Post.

