Bajden: Tuiteri po përhap gënjeshtra në mbarë botën

Presidenti amerikan, Xho Bajden mbrëmë vlerësoi se Ilon Mask e ka blerë platformën e mediave sociale Tuiter për të përhapur lajme të rrejshme në mbyrë botën.

Tuiteri dje e pushoi nga puna gjysmën e personelit, por kumtoi se shkurtimet janë më të vogla në ekipin përgjegjës për parandalimin e përhapjes së dezinformatave. Kjo vjen pasi eklamuesit u tërhoqën nga shqetësimet e menaxhimit të përmbajtjes.

“Tani, ajo që na shqetëson më shumë është se Ilon Mask blen një kompani që dërgon ose thjesht përhap gënjeshtra në të gjithë botën… Në Amerikë nuk ka më redaktorë. Nuk ka asnjë. Si presim që fëmijët të kuptojnë se çfarë është “në lojë”?, tha Bajden në ngjarjen e mbledhjes së mjeteve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer paraprakisht deklaroi para gazetarëve se Bajden ka qenë shumë i qartë për nevojën e zvogëlimit të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave.

“Këto qëndrime të tij kanë të bëjnë me Tuiterin, vlejnë për Fejsbukun dhe çdo rrjet social ku përdoruesit mund të përhapin dezinformata”, tha zëdhënësja.

Mask premtoi se do të kthejë lirinë e të shprehurit dhe në të njëjtën kohë do të parandalojë që Tuiteri të bëhet “peizazh ferri”. Megjithatë, reklamuesit e mëdhenj shfaqën shqetësim për shkak të blerjes së Tuiterit nga multimiliarderi.