Ekonomistë globalë shqetësohen për rënien e ekonomisë globale.

Rezerva Federale Amerikane njoftoi të enjten rritjen e normës së interesit me 75 pikë. Kjo është hera e katërt me radhë e rritjes së normës së interesit me 75 pikë nga Rezerva Federale Amerikane dhe e gjashta e rritjes së normës së interesit këtë vit. Kjo rritje ka ngjallur shqetësime të gjera globale.

Sipas një sondazhi të 100 ekonomistëve globalë të bërë bashkërisht nga CGTN-i i CMG-së dhe Universiteti i Popullit Kinez, rritja në vijim e normës së interesit në ShBA do të acarojë rënien e ekonomisë globale. 90% e ekonomistëve pjesëmarrës në sondazh janë të mendimit se po ngrihet rreziku i stagflacionit dhe 94% prej tyre janë të mendimit se rritja e normës së interesit do të shkaktojë shtimin e rrezikut të borxhit në vendet në zhvillim.

Rezerva Federale Amerikane u shpreh se rritja në vijim e nomrës së interesit shkaktohet nga inflacioni, duke theksuar se inflacioni është i përkohshëm, ndërsa vetëm 15% e ekonomistëve pjesëmarrësve në sondazh bien rakord me Rezervën Federale.

57% e ekonomistëve janë të mendimit se inflacioni shkaktohet nga shtimi i furnizimit me para, ndërsa 50% e ekonomistëve janë të mendimit se mosmarrëveshjet tregtare mes ShBA-së dhe Kinës janë një nga arsyet kryesore të inflacionit. 72% e ekonomistëve pjesëmarrës në sondazh mendojnë se inflacioni i lartë do të jetë vështirësia kryesore në ekonominë amerikane në 1 dhe 2 vitet e ardhshëm.

Me ndikimin e rritjes në vijim të normës së interesit nga Rezerva Federale Amerikane, bankat qendrore të shumë vendeve njoftuan rritjen e normës së interesit. 72% e ekonomistëve pjesëmarrës në sondazh mendojnë se rritja e normës së interesit do të ushtrojë ndikimin negativ mbi punësimin në vende të ndryshme dhe 83% e ekonomistëve janë të mendimit se ky veprim do të shkatërrojë stabilitetin shoqëror të vendeve në zhvillim.