Projekte për konsolidimin e tokave bujqësore

Nga parcela të copëtuara dhe të vogla, në formë të çrregullt, larg njëra tjetrës në një tërësi gjeografike të rrumbullakosur. Grupimi dhe konsolidimi i tokave bujqësore për të përfituar toka më të mëdha, me formë të rregullt, të përshtatshme për prodhime bujqësore dhe me akses të veçantë në infrastrukturën rrugore dhe sistemet e ujitjes.

“Ky problem strukturor, i cili është kryesor për përparimin e bujqësisë të RMV-së është duke u zgjidhur”, tha ministri bujqësisë Lubço Nikollovski.                        “Procesi i konsultimit të tokës bujqësore ofron mundësi shumë të gjera dhe jo vetëm për zhvillimin e bujqësisë, konsultimi më i qëllimshëm i tokës mund të lehtësojë zbatimin e projekteve që integrojnë më shumë synime publike si ruajtja e natyrës, ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe projekte të mëdha infrastrukturore.”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Shumica e kompanive bujqësore në RMV janë më të vogla se dy hektarë, kundrejt 16,6 hektarëve të madhësisë së tyre mesatare në Bashkimin Evropian. Projekti i ri, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të fokusohet në përmirësimin e politikës kombëtare, kuadrit institucional dhe rregullator për konsolidimin e tokave.

“Më vjen shumë mirë që kemi një projekt të ri të BE-së prej 1.2 milionë euro, një milion nga BE-ja dhe 200 mijë euro nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë.”,- u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.                                                   

“Zbatimi i programit kombëtar për tokat bujqësore, i mbështetur nga projekti MAINLAND, e pozicionoi Maqedoninë e Veriut si lider në rajon në zbatimin e reformave të tilla komplekse strukturore të tokës.”,- tha zëvendëspërfaqësuesi rajonal i organizatës së ushqimit dhe bujqësisë, Nabil Gangi.

Projekti i ri do të zbatohet në një periudhë 42 mujore, nga gushti 2022 deri në janar 2026.