Kurti: Nuk nënshkruaj marrëveshje që cenon integritetin
Në Berlin ndodhet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar lart tri marrëveshjet e dakorduara mes vendeve të Ballkanit perëndimor.
Kurti njëherit deklaroi se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë sa herë që të thërret për takim Brukseli, por nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që cenon integritetin dhe pavarësinë e Kosovës.

