Gjoba për 201 shoferë për ngasje të shpejtë në krejt shtetin
Shkup, 2 nëntor – Në aksionin e përforcuar të veprimit të kryer dje në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë gjobitur 201 shoferë.
Prej tyre, informuan sot nga MPB-ja, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 77 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 124 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

