MPB ndërpret transportin e 67kg marihuanë me vlerë 250,000 euro

Dje nga njësia për tregëti të palejuar me drogë, është ndërprerë një transport ndërkombëtar i drogave narkotike, duke konfiskuar 67 kilogram marihuanë, me vlerë të përgjithshme prej 250,000 euro, informon Zhurnal.

Pas informatave të pranuara për transport të mundhsëm të drogave narkotike, nga njësia për tregëti të palejuar me drogë, janë ndërmarë masa intenzive për kontroll dhe analizë, me çka është arritur deri te informatat dhe konfirmimi i identitetit të personit që është i involvuar në kryerjen e transportit./Zhurnal.mk