Arrestohet 36 vjeçari nga Shkupi, dyshohet për disa plaçkitje

Shkup, 1 nëntor – Në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, dje nëpunës policorë të Policisë Intervenuese e kanë privuar nga liria S.P. (36) nga Shkupi.

SIç njofton MPB-ja, ai dyshohet se gjatë shtatorit dhe tetorit të këtij viti ka kryer më shumë vepra penale “plaçkitje” në barnatore në Shkup dhe një “vjedhje e rëndë” në tentim në banesë në Shkup.

“Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas ndërmarrjes së masave, në koordinim me Prokuror Publik, plaçkitejet e kryera në barnatore janë zbardhur kurse po punohet për zbardhjen edhe të veprave tjera penale, si dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat”, theksohet në kumtesën e MPB-së.