Incident verbal pas hapjes së klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Bllagoevgrad, 30 tetor – Një incident verbal ka ndodhur sot në Bllagoevgrad në mes të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe një qytetari që mbante me vete një altoparlant nga i cili kumbonin këngë patriotike.

Ngjarja ka ndodhur pas hapjes së klubit kur mysafirët dhe nikoqirët kanë shkuar te monumenti i babait të Goce Dellçevit.

Duke e quajtur Mickoskin tradhtar, qytetari i ka kërkuar të flasë bullgarisht, më pas qytetarët e mbledhur kanë filluar të bërtasin “Maqedoni, Maqedoni”.

Hapja e sotme e klubit po zhvillohet me siguri të shtuar policore dhe interesim të madh mediatik.