Shtrenjtohet benzina

Shkup, 27 tetor – Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95, rritet për 2,00 denarë/litër, në raport me çmimin
e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të
derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport, nga data 25.10.2022, kështu që çmimi i shitjes me
pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 90,00 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA
TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, përkatësisht mbeten në të njëjtin nivel
siç janë përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës
dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 25.10.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT
BS-98 është 90,50 den/litër, i EURODIZELIT (D-Е V) është 100,50 denarë/litër, i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR
AMVISËRI (ЕL-1) është 97,00 denarë/litër dhe i Мazutit М-1 SU është 49,483 den/kg.