Kush është shteti që është gati të furnizojë Evropën me gaz?
Turkmenistani ka deklaruar se është i gatshmën të ndihmojë Evropën në furnizimin me gaz.
Këtë e deklaroi ministri i shtetit dhe presidenti i Turkmengazit Batyr Amanov në konferencën ndërkombëtare të naftës dhe gazit ‘Turkmenistanit 2022’ që po mbahet në Ashgabat.
“Turkmenistani është një eksportues i besueshëm i gazit dhe një lojtar kyç në skenën globale të energjisë, i cili ka perspektiva të gjera për të furnizuar Evropën me gaz natyror,” tha ai.
Turkmenistani aktualisht eksporton gaz në Rusi dhe Kinë.

