Arrestohen 12 persona gjatë kontrolleve nëpër objektet hotelierike në Tetovë
Tetovë, 25 tetor – Gjatë mbrëmjes së kaluar (24/25.10.2022) në intervalin kohor nga ora 23:35 minuta deri më 01:20 minuta, nëpunës policorë të MPB-së në bashkëveprim me nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe me Inspektoratin Shtetëror të Punës realizuan aksion kontrollues në objektin gastronomik në f. Zherovjan, pronë e H.A. (33) nga f. Bogovinë. Gjatë kontrollit, nga liria është privuar G.B. (52) nga Kroacia, për arsye se tek ai është gjetur kokainë, kurse prezent kanë qenë dhe për punësim kundërligjor janë arrestuar edhe P.O. (20) nga Ukraina dhe J.GJ. (29) nga Serbia. Të tre personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve.
Nëpunës policorë të MPB-së, SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, mbrëmë (24.10.2022), po ashtu kanë realizuar aksionin kontrollues edhe në Gostivar dhe rreth orës 11:00, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë arrestuar XH.A. (39), SH.U. (43), V.U. (46), S.D. (46), të gjithë nga Republika e Turqisë, R.K. (54), G.B. (56) dhe A.J. (41), të gjithë nga Republika e Shqipërisë dhe M.R. (55) nga Republika e Serbisë.
Përveç këtyre personave, për shkak të pengimit të nëpunësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare, në ora 12:00 në rr. “APJ-ja” në Gostivar është arrestuar J.Z. nga f. Çegran-Gostivar. Të gjithë janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

