Tupançevski: Është rritur numri i qytetarëve që kanë marrë ndihmë juridike falas
Shkup, 25 tetor – Raporti i fundit i Komisionit Evropian për gjendjen në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut pasqyron gjendjen në vend dhe kjo do të thotë se mund të tregojmë pak kënaqësi, do të thosha, sa i përket lëvizjes së gjërave në një drejtim pozitiv. Pra, kur është fjala për një gjyqësor të pavarur, në Raport thuhet se ka një ndryshim, tha ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.
Në konferencën e sotme me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë dhe përkujtimit të dy viteve të fushatës për ngritjen e vetëdijes për ndihmën juridike falas, Tupançevski theksoi se qëllimi është arritja e vlerave evropiane.
“Megjithatë, të mos e bëjmë vetëm për Evropën, por ta bëjmë edhe për nevoja të brendshme. Megjithatë, në çdo rast, Dita Evropiane e Drejtësisë paraqet një mundësi tjetër për afirmimin e vlerave evropiane nga njëra anë. Mirëpo, të konfirmojmë edhe një herë se jemi në trajektoren e duhur, në kuptimin e vërtetë të fjalës, se po ecim në drejtimin që është i nevojshëm për t’i rishikuar ato situata që deri më tani janë vlerësuar pothuajse negativisht, theksoi Tupançevski.
Gjatë konferencës Tupançevski theksoi se shteti ka për obligim që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mundësuar njerëzve që nuk kanë mjete të mjaftueshme të mos kufizohen në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2021 numri i qytetarëve që kanë marrë ndihmë parësore është rritur me 299 për qind, krahasuar me vitin 2019. Kërkesat e miratuara për ndihmë dytësore u rritën me 125 për qind në dy vjet.
Drejtori i Drejtorisë për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Kristof Piarel vuri në dukje se shënimi i Ditës Evropiane dhe mbajtja e kësaj fushate janë të një rëndësie të madhe për sigurimin e ndihmës juridike falas për ata që nuk mund ta përballojnë atë.
Marie-Madelein Kanellopulu, shefe e punës operative në Delegacionin e BE-së në Shkup, tha se vonimi i drejtësisë po e pengon drejtësinë.
Lubomir Mihajlovski, kryetari i Odës së Avokatëve theksoi se në vend janë bërë disa reforma në fushën e sistemit të drejtësisë.
“Si avokatë kemi hasur në qasje të hapur në Ministrinë e Drejtësisë. Këtë e them sepse qytetarët mund t’i ushtrojnë të drejtat ose interesat e tyre në institucionet kompetente shtetërore vetëm përmes avokatëve dhe Odës, thotë Mihajlovski.
Ai theksoi se me planin strategjik të Ministrisë bëhen reforma dhe me këtë duhet të reformohen edhe juristët.
“Duhet të edukohemi, veçanërisht për ligjet dhe normat evropiane, sepse kemi idenë dhe synimin për të hyrë në BE, shtoi ai.

