MPB gjobitë 226 shoferë të shpejtë
Shkup, 25 tetor – Gjatë ditës së djeshme, MPB ka zbatuar një kontroll të përforcuar në gjithë territorin e shtetit, duke sanksionuar shoferë të ngasin veturat me shpejtësi mbi të lejuarën, informon Zhurnal.
Kështu, gjatë gjithë ditës, në gjithë shtetin janë sanksionuar 226 shoferë.
Prej tyre, 11 kanë lëvizur 50km/h mbi të lejuarën ndërsa dy shoferë kanë lëvizur madje 70km/h mbi të lejuarën.
MPB do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me këto aksione ndërsa bën apel që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit./Zhurnal.mk

