Dy të vdekur e një i lënduar në aksident trafiku në rrugën Komoran-Caralevë

Dy persona humbën jetën sot në një aksident të rëndë trafiku. Policia njofton se rreth orës 17:00,  ka pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, deklaroi për RTKlive,  Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë” .

Ahmeti deklaroi se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”.