Ministri rumun dorëhiqet pas mosmarrëveshjeve për luftën në Ukrainë
Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dincu dha sot dorëheqjen duke përmendur mosmarrëveshjet me presidentin, Klaus Iohannis lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Duke folur në një intervistë të fundit televizive, Dincu tha se e vetmja rrugë për t’i dhënë fund luftës ishte përmes negociatave me Rusinë.
Në një reagim, Iohannis tha se qëndrimi zyrtar i Rumanisë dhe Bashkimit Evropian ishte se i takonte Ukrainës të vendoste nëse dhe kur do të negocionin me Rusinë.
Dincu njoftoi dorëheqjen e tij në një postim në Facebook, duke iu referuar pamundësisë së bashkëpunimit me presidentin rumun, komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura”.
Dincu është anëtar i Partisë Social-Demokrate (PSD) brenda koalicionit të madh qeverisës.

