Digjet një banesë nga bombola e gazit në Aerodrom

Shkup, 22 tetor – Një banesë në një ndërtesë në bulevardin “ASNOM”, mes hotel “Rusia” dhe hotel “Hilton”, është djegur mëngjesin e sotëm nga bombola e gazit.

Sipas informacioneve të raportuesit të MIA-s nga terreni, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar.

Komandanti i Njësisë zjarrfikëse informoi se kanë ndërhyrë pesë automjete zjarrfikëse dhe 14 zjarrfikës.

Zjarri është raportuar në orën 09:40.