Giorgia Meloni kryeministrja e parë grua e Italisë, nesër betohet qeveria e re

Giorgia Meloni, liderja e Fratelli d’Italia, e ka pranuar postin që i është besuar nga presidenti Sergio Mattarella dhe është kryeministrja e re e Italisë.

Presidenti i Republikës ka pranuar gjithashtu listën e ministrave të dorëzuar prej saj.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Mateo Salvinit.

 “Të bashkuar, të shpejtë dhe efikas: siç u premtua, lind qeveria e qendrës së djathtë e kërkuar nga miliona italianë.

Gratë dhe burrat e zgjedhur nga Lidhja do të merren drejtpërdrejt me kantieret dhe punën, ekonominë, shkollën, sigurinë, autonominë dhe personat me aftësi të kufizuara.Nesër do të jetë betimi, pastaj të gjithë në zyrë për Italinë dhe për italianët”.

Qeveria e re do të betohet nesër në orën 10:00.

Në konsultime për qeverinë e re, qendra e djathtë ishte paraqitur e bashkuar.

Emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Ministrat me portofol:

Antonio Tajani, Ministër për Punët e Jashtme dhe Zëvendës President i Këshillit

Matteo Piantedosi, Ministër për Punët e Brendshme

Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë

Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes

Giancarlo Giorgetti , Ministër i Ekonomisë

Adolfo Urso , Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Bizneset, Made in Italy

Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësinë dhe Sovranitetin ushqimor

Paolo Zangrillo, Ministër i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë

Matteo Salvini, Ministër i  Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministër

Marina Calderone, Ministër i Punës dhe Politikat Dociale

Giuseppe Valditara, Ministër i Arsimit dhe Meritës

Anna Maria Bernini, Ministër i  Universiteteve dhe Kërkimeve

Gennaro Sangiuliano, Ministër i  Kulturën

Orazio Schillaci Ministër i Shëndetësisë

Daniela Santanchè, Ministre e  Turizmit

Ministrat pa portofol:

Luca Ciriani, Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin

Gilberto Fratin, Ministër i Administratës Publike

Roberto Calderoli, Ministër i Çështjeve Rajonale

Sebastiano Musumeci, Ministër  i Politikës së Detit dhe për Jugun

Raffaele Fitto, Ministër i Çështjet Evropiane dhe PNRR-së

Andrea Abodi, Ministër i Sportit dhe Rinisë

Eugenia Maria Roccella , Ministre e Familjes, Lindshmërisë dhe Mundësive të Barabarta

Alessandra Locatelli, Ministre e  Aftësisë së e Kufizuar

Maria Elisabetta Alberti Casellati, Ministre e Reformave Institucionale.