Spasovski: Përmes stacioneve të reja bazë deri tani janë lëshuar 16,600 dokumente udhëtimi
Shkup, 21 tetor – Sipas projektit të ri të MPB-së, janë siguruar dhe instaluar gjithsej 11 stacione bazë, përkatësisht në Nju Jork, Venecia, Bruksel, Stokholm, Lubjanë, Londër, Bernë, Vjenë, Bon, Berlin dhe Mynih, si dhe 5 stacione mobile. Që nga fillimi i projektit që nga tetori 2022, gjithsej 16,600 dokumente udhëtimi janë lëshuar përmes MDK-sëe, ndërsa vetëm ne Berlin janë lëshuar 1.800 dokumente udhëtimi.
Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili gjatë vizitës së tij të punës në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, kishte takim me përfaqësuesin e Ambasadës së Maqedonisë në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, Dragan Petkovski.
Gjatë takimit, kumtuan sot nga MPB-ja, u theksua se për shkak të numrit të madh të qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Republikën Federale të Gjermanisë, i një rëndësie të madhe është stacioni bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Berlin, i cili është pjesë e Projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme i filluar më 01.10.2021, ndërsa lidhur me paraqitjen e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit nëpër zyrat diplomatike-konsullore.
Ministri Spasovski u shpreh i kënaqur që i gjithë procesi – nga paraqitja e kërkesës deri te përgatitja e dokumenteve të udhëtimit – zgjat nga 15 deri në 30 ditë.
“Kjo është një shkurtim serioz i kohëzgjatjes së procedurave, nëse merret parasysh se procedura e mëparshme për dhënien e pasaportave ka zgjatur mesatarisht nga katër deri në pesë muaj, me kosto të mëdha dhe tani mundësojmë pranimin e kërkesave për dokumente udhëtimi në misionet diplomatike-konsullore dhe përpunimi i tyre në baza ditore, duke i kontrolluar të dhënat në kohë reale”, theksoi ministri Spasovski.
Ministri Spasovski theksoi se turmat nëpër sportelet e shërbimeve administrative janë zvogëluar edhe gjatë muajve të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse të njëjtin shërbim qytetarët e marrin në konsullatat në shtetet ku jetojnë.
“Kjo është edhe një konfirmim i qëllimit të realizuar – MPB-ja të jetë shërbim i vërtetë për qytetarët, të ofrojë përgjigje efikase dhe ekonomike për nevojat e tyre”, theksoi Spasovski.
Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të kujdeset për qytetarët tanë jashtë vendit, me angazhime të tilla specifike, paralelisht me angazhimet që synojnë promovimin e miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

