Energjia elektrike më e lirë të jetë pjesë e masave për ndihmën e sektorit turistik

Shkup, 21 tetor – Energjia elektrike më e lirë për sektorin e turizmit dhe për të ndihmuar ata që duan të punojnë, ata që kontribuan më së shumti në buxhetin e shtetit. Këto do të ishin pjesë e masave, të cilat drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të Turizmit, Lupço Janevski pret që të pranohen për të ndihmuar sektorin e turizmit në vend, me qëllim të zbutjes së pasojave të krizës energjetike.

“Duhet të ndihmohen në industrinë e turizmit ata që kanë punuar dhe kanë paguar taksë më të lartë. Ne nuk heqim dorë nga ata që po luftojnë në njëfarë mënyre dhe nuk janë rikuperuar ende nga tronditja e pandemisë, por kjo nuk duhet të jetë justifikim për mangësitë tona që nuk kemi mundur t’i kapërcejmë në këto dy vite. Ne duhet t’u japim atyre që duan të punojnë dhe t’i kthehemi vetë buxhetit. Dhe në vitin 2022 treguam se kemi një zonë të madhe gri në industrinë e turizmit. Ajo nuk mund të ndihmojë askënd”, tha Janevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të seminarit së parë nga projekti IPA 2 në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar Interreg IPA CBC “Greqi – Republika e Maqedonisë së Veriut 2014-2022”, ai theksoi se pandemia ka bërë të veten lidhur me krizën në sektorin e turizit, por pret që viti i ardhshëm t’i tejkalojë rezultatet e vitit 2019. Ai pret që biznesi të propozojë masa të nevojshme, të cilat do t’i përcillen Qeverisë përmes Këshillit dhe Agjencisë për të ndihmuar industrinë e turizmit.

“Ajo që duhet të kishim bërë disa vite më parë, tani na është kthyer si bumerang. Ohrit dhe Strugës nuk do t’i mungojnë më hotelet e gjelbra. Panelet diellore tashmë janë duke u instaluar, por ato mund të vendoseshin pak më herët, por mund të vendoseshin edhe pak më vonë”, theksoi Janevski.

Ai theksoi se në rivierën Ohër-Strusa, shumica e hoteleve janë marrë me qira për seminare dhe kongrese, por edhe se disa objekte janë marrë me qira të plotë për festat e Vitit të Ri.