Sanksionohen 184 shoferë të shpejtë
Shkup, 21 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 184 shoferë.
Prej tyre, siç njofton MPB-ja, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër vetura me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 67 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 117 jashtë vendeve të banuara.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja

