Prokuroria heton kompaninë që pastron Qeverinë dhe institucionet shtetërore, dyshime për keqpërdorime
Shkup, 21 tetor – Kompania e cila pastron Qeverinë, Ministritë dhe objektet e drejtorive shtetërore është nën hetime për keqpërdorime të furnizimeve publike, informon Zhurnal.
Prokuroria dje doli me njoftim se drejtuesi i kësaj kompanie dyshohet për keqpërdorim në furnizim publik, duke mos përmendur emrin e kompanisë, por sipas disa burimeve, bëhet fjalë për kompaninë “Serta” e cila me vite me radhë i fiton tenderët.
Marëveshja e fundit me Qeverinë, kjo kompani e ka nënshkruar në vitin 2021 për mirëmbajtje të higjienës dhe mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve shtetërore për periudhë tre vjeçare.
Sipas Prokurorisë, kompania në vitin 2018 qëllimisht ka shkelur rregullat për procedurë ne ndarjes së marrëveshjes për furnizim publik të mjeteve për higjienë.
Të dyshuarit kanë dorëzuar dokumentacione të rreme dhe kanë realizuar përfitime të majme për firmën.
“Me dorëzimin e dokumentacionit të pavërtetë, të dyshuarit janë zgjedhur në procedurë dhe me ta është nënshkruar marrëveshje për furnizim publik me vlerë të përgjithshme prej 209,999,304,00 denarë pa TVSH për periudhë tre vjet. Në bazë të kësaj marrëveshje, i akuzuari dhe kompania e tij kanë marë pagesë prej 60,691,261,00 denarë me TVSH, respektivisht 25% nga shuma e përgjithshme e paguar ndaj konzorciumit”, thuhet në kumtesë.
Edhe në vitin 2021 kompania e njejtë është paraqitur në procedurë për furnizim publik të mjeteve për higjienë e zbatuar nga shërbimi për punë të përgjithshme të Qeverisë.
“Përsëri në bazë të dokumenteve të rreme, është nënshkruar marrëveshje me personin juridik si bartës i ofertës dhe i janë paguar 21,497,105,50 denarë me TVSH, për kryerjen e obligimeve nga furnizimi publik, respektivhst 40% nga shuma e përgjithshme e marrëveshjes”, thuhet nga Prokuroria.
Pronarit të kompanisë është propozuar t’i shqiptohet masa e kujdesit, ndalesa e braktisjes së vendbanimit, konfiskimi i përkohshëm i pasaportës dhe ndalesë për menaxhim me të hollat nga llogaritë bankare të personit juridik.
Tani për tani nuk ka reagim nga Qeveria ndërsa drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme pranë Qeverisë është Pece Mirçeski./Zhurnal.mk

