Në Shkup gjobiten 150 shoferë, 12 nuk kishin patentë shoferi
Shkup, 21 tetor – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë kontrolleve të djeshme të veprimit në fushën e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 150 masa, nga të cilat për vozitje pa patentë shoferi 12 sanksione, tetë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, pesë masa për kalim në dritën e kuqe të semaforit.
Siç kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar pesë masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve, tre sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik, katër masa për përdorimin e celularit…
“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

