Të punësuarit në Postat e Maqedonisë sërish në protesta, kërkojnë pagat
Shkup, 20 tetor – Dy organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot sërish mbajtën protestë paralajmëruese gjatë pauzës. Kërkojnë t’u paguhet paga e shtatorit, të mos vonohet pagesa e pagave, të mos vonohen në të ardhmen me pagesën e pagave, të përmirësohen kushtet e tyre të punës dhe shteti t’i shfrytëzojë shërbimet e tyre dhe të mos angazhojë posta private, me qëllim që të rriten të ardhurat e tyre.
Kryetari i njërës Sindikatë të Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, sqaroi se protestën e mbajnë për shkak të vonesës së pagave, të cilat është dashur të paguhen më së voni deri më 15 të muajit.
“Për më tepër si të punësuar kujdesemi për ekzistencën tonë, për vendet tona të punës, gjegjësisht për të ardhmen e kompanisë tonë, problem i cili me vite tërhiqet dhe mungesën e veçantë të interesit nga qeveria për të mbajtur qëndrim të vendosur. në tejkalimin e situatës dhe përmirësimin e funksionimit të Postës së Maqedonisë. Posta e Maqedonisë është kompani shtetërore e cila ka rëndësi thelbësore për shtetin dhe duhet të ekzistojë si postë dhe të jetë shërbimi kryesor për qytetarët”, potencoi Veligdenov.
Ai paralajmëroi se nëse nuk paguhen pagat deri të martën, të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të mbajnë protestë para Qeverisë.

