Falsifikim dokumentesh për të përfituar truall në bregdet, ja personat e prangosur dhe ata me ‘arrest shtëpie’

Policia e Himarës ka dhënë detajet zyrtare në lidhje me operacionin e zhvilluar pas hetimit 1 vjeçar të kryer për falsifikimet e dokumenteve shtetërore me qëllim përfitimin e truallit në brengdet.

Blutë thanë se kanë ekzekutuar 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe shpallën në kërkim 2 shtetas.

Panorama mëson se janë arrestuar shtetasit: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni.

“Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar formularët e AMTP-së, për të përfituar sipërfaqe toke (truall) në zonën e bregdetit, në Himarë dhe në Dhërmi”, tha policia.

Para 1 viti, në kuadër të operacionit “Formulari”, janë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

EMRAT:

Masat arrrest shtepie:

Andrea Gjezo
Ilia Ruçi
Spiro Leka
Dhimitri Leka
Niko Leka

Anesti Dhimojani
Angjelo Gjoka
Jani Marko

Detyrim paraqitje:

Pavllo Xani
Epami Nonda Beleri
Sofia Beli
Arenusha Leka
Jani Zbogo
Mihallaq Ruci
Gjyzele Alibeaj

Antigoni Andruco