Rusia: Nuk e kërcënojmë Kievin me armë bërthamore

Rusia “asnjëherë nuk e ka kërcënuar dhe nuk po e kërcënon Kievin me armë bërthamore”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve Ria Novosti. 

Nderkohe komandanti i forcave ruse në Ukrainë, gjenerali Serghei Surovikin, theksoi se situata ushtarake dhe taktike në rajon “është e ndërlikuar “.

Trupat ruse, sipas tij  po përgatiten të evakuojnë popullsinë civile nga Kherson, gje e paralajmëruar tashmë për shkak të ofensivës ukrainase per te rimarre territoret”.

Surovikin shtoi se situata në zonat e Ukrainës të prekura nga i ashtuquajturi operacioni special ushtarak rus është “e tensionuar”.

Ai tha se ukrainasit po dërgojnë “të gjitha rezervat” që kanë në dispozicion në front dhe vazhdojnë përpjekjet e tyre për të sulmuar pozicionet e forcave ruse, por humbjet e tyre kanë arritur “600 deri në 1000” ushtarë në ditë.