Gjykata e Strugës para kolapsit, nuk kanë as gjykatës as finansa

Strugë, 18 tetor – Gjykata e Strugës është para kolapsit. Mungojnë gjykatës dhe kuadër administrativ. Kryetari i gjykatës, Ifet Bajramoski për Alsat thotë se nga 15 gjykatësit e paraparë, për momentin punojnë vetëm gjashtë, duke përfshirë dhe vetveten, edhe pse ai sipas regullave, nuk duhet të gjykojë. Në Strugë, tanimë 12 vite nuk është zgjedhur një gjykatës i ri, informon Zhurnal.

“Shumë janë të mbingarkuar, shumë lëndë janë pranuar në punë, sikurse gjykatësit që ikën në pension ashtu edhe të rinjtë që vijnë. Gjendja është e frikshme dhe shqetësuese”, thotë Bajramoski.

Vitin e ardhshëm me 64 vite të mbushura në pension do të shkojnë edhe dy gjykatës, ndërsa vitin 2024 edhe një tjetër. Për momentin, tek secili gjykatës ka mbi 300 lëndë.

“Gjykatësit në këtë gjykatë punojnë edhe pas orarit të punës. Ngelin këtu edhe më tepër seç duhet. Madje edhe në shtëpi i marin i punojnë lëndët, që nuk lejohet”, thotë Bajramoski.

Për këtë gjendje, të brengosur janë edhe avokatët. Thonë se ka vonesë gjatë zgjidhjes së ankesave.

“Këtu më së shumti do të pësojnë palët në procedurë sepse do të marin drejtësi të ngadaltë, ndërsa kjo drejtësi është e barabartë me padrejtësi”, thotë Gligorie Qatoski – avokat.

Kryetari i gjykatës në Strugë ankohet se edhe institucioni nuk ka mjaftueshëm para për punën e vazhdueshme përshkak se me vështirësi i paguajnë faturat./Zhurnal.mk