Isak mund të humbasë Kupën e Botës
Lojtari i Newcastle, Alexander Isak, ka pësuar një pengesë në rikuperimin e tij nga një lëndim në kofshë dhe ka të ngjarë të mungojë deri pas Kupës së Botës.
‘Daily Mail’ zbuloi se sulmuesi suedez kishte ndërprerë stërvitjen me të njëjtin problem.
Isak pritej të kthehej gjatë kësaj jave, por trajneri i ekipit, Eddie Howe ka konfirmuar se 23-vjeçari do të jetë jashtë “për një kohë” dhe “ndoshta jo” para Kupës së Botës muajin e ardhshëm.
Sulmuesi e mbylli transferimin në Premier Ligë në fund të gushtit.
Për të është paguar një shumë e madhe parash. Megjithatë, në mesin e shtatorit ai u lëndua.
Ajo që dukej në fillim diçka e lehtë, por që rikthimi i tij nuk dihet se kur do ndodh.

