Sulmohet një i mitur në Gostivar
Dyzet e një vjeçari B.Z. nga Bellovishti i Gostivarit, dje (13-tetor) në ora 18:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 15:30 në afërsi të shkollës së mesme të Gostivarit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

