Raporti i KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në seancën e KSHPK-së
Shkup, 14 tetor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme do ta shqyrtojë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Në rend dite të seancës është edhe Propozimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për punë të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Antikorrupsioni, siç është paralajmëruar, në seancë do të punojë edhe për tema konkrete, pyetje dhe propozime.

