Parlamenti irakian e zgjodhi Abdel Latif Rashidin president të vendit
Parlamenti irakian sot e zgjodhi Abdel Latif Rashidin (78) president të vendit, njoftoi një përfaqësues i parlamentit pas numërimit të votave.
Që nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2021, vendi është në krizë politikë sepse nuk kishte mundësi që të arrihej marrëveshje as për president të ri e as për kryeministër.
Pas rrethit të dytë, Rashid është zgjedhur me më shumë se 160 vota, përderisa presidenti i mëparshëm Barham Saleh mblodhi 99.
Këtë vit parlamenti tashmë tri herë pa sukses zgjodhi president, që tradicionalisht është funksion nderi i rezervuar për pakicën kurde.
Ish-ministër dhe inxhinier, Rashid është kandidat kompromis për një vend të polarizuar.
Presidenti i ri ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re Mohamed Shija al Sudanit, ish ministër dhe përfaqësues, pjesëtar shiit.
Sudani pret formimin e qeverisë “sa më shpejtë që është e mundur”.

