FMN-ja u kërkon liderëve botëror të parandalojnë inflacionin e pakontrolluar

Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, sot u bëri thirrje liderëve botërorë që të parandalojnë inflacionin e pakontrolluar në kohë të tronditjeve ekonomike globale.

Ajo theksoi se ekonomia botërore është “goditur nga një pas një tronditje”, nga pandemia e koronavirusit, nga pushtimi rus i Ukrainës dhe nga rigjallërimi i inflacionit, duke shtuar se kufizimi i rritjes së çmimeve duhet të jetë prioritet.

Rezerva Federale e SHBA-së dhe bankat e tjera qendrore kanë rritur normat e interesit në muajt e fundit për të kufizuar inflacionin.