“Finance Think”: Raporti i KE-së jep pasqyrë reale për ekonominë e vendit
Shkup, 13 tetor – Raporti i Komisionit evropian për përparimin e vendit, sipas “Finance Think”, jep pasqyrë reale për ekonominë e vendit në periudhën pas pandemisë dhe periudhën e krizës energjetike, por kësaj radhe, siç theksojnë, më i shprehur është toni kritik ndaj reformave kyçe prioritare të cilat përsëriten në secilin raport për shkak të realizimit të ngadalshëm apo prolongimit të tyre.
Sipas “Finance Think”, Raporti e cekë nevojën që masat për përballje me pasojat nga kriza energjetike të targetohen drejt kategorive të ndjeshme dhe drejt kompanive.
“Shfaqja jonë e kohëmëparshme e masave të publikuara në tetor 2022 tregoi se nga 19 masat në fuqi, vetëm tre mund të konsiderohen të targetuara, ndërsa nëntë, edhe pse e zbusin ndikimin negativ nga kriza energjetike, megjithatë janë masa të rregullta të cilat zbatohen edhe në kohëra normale dhe/apo paraqesin obligim ligjor (si p.sh.,, harmonizimi i rregullt i pensioneve dhe ndihmave sociale), Kjo pasqyrë e pavolitshme për masat për përballje me krizën energjetike tërësisht e sqaron konstatimin nga Raporti sipas të cilit: ‘mangësitë në planifikimin, implementimin dhe monitorimin e masave, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e tyre, ndikojnë ndaj efektivitetit të tyre’ (fq.52)”, thekson “Finance Think” në kumtesën e sotme.
Vërejtje në Raport, siç cekë “Finance Think” është edhe diapazoni i gjerë i lirimeve tatimore i cili i minon të ardhurat tatimore, ndërkaq jepet edhe kritikë e ashpër për mungesë të përparimit në përballjen me ekonominë gri, më konkretisht në zbatimin e Strategjisë për formalizim të ekonomisë joformale 2018-2022.
“Në Brif për politikat nr. 58: Sa është ekonomia ynë gri? Si politikat kyçe ekonomike reflektohen ndaj saj? nga marsi 2022 e trajtojmë çështjen e ekonomisë gri në kuptim më të gjerë dhe gjetëm se goditjet më të mëdha (uljet) ndaj saj ishin dhënë gjatë uljes së tatimeve të të ardhurave në vitin 2008 dhe vendosja e rrogës minimale në vitin 2012, si dhe se çfarëdo lloj përfitimesh nga ulja e ekonomisë gri nuk mund të mirëmbahen pa funksionim të paanshëm të institucioneve të cilat janë kompetente pr përballje me të. Me atë rast, treguam se pa rezultate të dukshme në fushën e ekonomisë gri, siç tregon edhe vetë Raporti, imponimi i tatimeve të reja dhe më të larta do të jetë vetëm në dobi të rritjes së ekonomisë gri”, thonë nga “Finance Think”.
Në raport, sipas “Finance Think” thuhet se ndihma shtetërore e ndarë kompanive përmes Planit për rritje ekonomike, si instrument kryesore për ndihmë horizontale, është e paqartë, ndërsa shteti nuk ka zbatuar vlerësim të ndikimit të saj.
Raporti për përparimin e Maqedonisë së Veriut u publikua dje dhe është raporti i parë për vendin pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare më 19 korrik të këtij viti.

