Talebanët ankohen se sanksionet e reja amerikane janë pengesë për marrëdhëniet mes Afganistanit dhe SHBA-së
Kufizimet e reja me viza për talebanët janë pengesë për marrëdhëniet mes Afganistanit dhe SHBA-së, vlerësoi sot qeveria afgane, në të cilën dominon lëvizja islamike e cila vitin e kaluar e mori pushtetin në Kabul.
Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken dje deklaroi se vendi i tij ” e kufizon dhënien e vizave për anëtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të lëvizjes talebane dhe të tjerëve për të cilët besohet se janë përgjegjës ose janë bashkëpjesëmarrës në represionin e grave dhe vajzave në Afganistan në njëfarë mënyrë”. Kufizimet ishin publikuar me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.
Ky vendim është “pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, tha zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Jashtme, Abdul Kahar Bahli në kumtesë.
“Masa ishte publikuar në kushte të takimeve vijuese të përfaqësuesve të lartë të të dyja vendeve, të cilat u mbajtën këtë javë në Doha, në të cilat ishte biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme”, tha Ballhi.
“SHBA-ja duhet të kishte ndërmarrë hapa pozitivë në kushte të diskutimeve të fundit në Doha për të demonstruar në praktikë se dëshiron marrëdhënie konstruktive me Emiratin Islamik. Vendimet e tilla mund të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe”, bëhet e ditur në kumtesën e zëdhënësit të Ministrisë afgane të Punëve të Jashtme.

