Inflacioni i çmimeve me shumicë në SHBA u zvogëlua për 8,5 për qind në shtator

Inflacioni i çmimeve të shitjes me shumicë në SHBA arriti në 8,5 për qind në shtator në baza vjetore, duke shënuar muajin e tretë radhazi të rënies, ndonëse mediat amerikane lajmëruan se inflacioni mbeti “i lartë”.

Megjithatë, indeksi i çmimeve të prodhimtarisë, i cili matet se si lëvizin mallrat dhe shërbimet para se të arrijnë te konsumatorët, u rrit për 0,4 për qind në shtator nga gushti, pas dy muajsh radhazi. Rritja e indeksit muajin e kaluar ishte më e madhe se sa pritej dhe ishte kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve në hotelet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Inflacioni, i cili mbetet në nivele të larta, po shteron llogaritë bankare të amerikanëve, duke dekurajuar bizneset e vogla dhe është paralajmërim i qartë për Rezervën Federale të SHBA-së, lajmërojnë mediat amerikane.

Që nga marsi, FED ka rritur disa herë normën bazë të interesit, duke arritur në 3 pikë përqindjeje, në përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve. Kjo është rritja më e shpejtë e normave të interesit që nga fillimi i viteve 1980. Qëllimi i rritjes së interesave është “ftohja” e qëndrimit të bizneseve dhe individëve ndaj marrjes së kredive dhe rritjes së konsumit të tyre.