Bekteshi: Vetëm me masa të përbashkëta evropiane mund ta përballojmë krizën energjetike
Shkup, 12 tetor – Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe krizën energjetike mund ta përballojmë vetëm me masa të përbashkëta, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Pragë, ku mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Energjetikës së Bashkimit Evropian.
Siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, në takim, përveç nikoqirit ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Republikës Çeke, Jozef Sikela fjalim ka mbajtur edhe Kadri Simson, komisioneri evropian për Energji, u prezantua udhërrëfyesi për aktivitetet e mëtejshme për përballimin e çmimeve të larta të energjisë, si dhe mundësitë e ofrimit të gazit natyror me çmime të përballueshme për konsumatorët në Evropë.
Në takimin jozyrtar, në të cilin përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ishin edhe shtetet anëtare të Komunitetit Evropian të Energjisë, ministri Bekteshi tha se Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në masat e tyre të planifikuara, duke shtuar se presin mbështetje nga BE-ja, sepse Maqedonia e Veriut është pjesë e BE-së dhe vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë krizë.
“Në takimin me ministrat e energjisë të vendeve anëtare të BE-së, ku biseduam për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në masat e propozuara, të cilat me shumë mundësi duhet të miratohen në periudhën e ardhshme. Ne si Maqedonia e Veriut e shprehëm qëndrimin tonë në atë që presim mbështetje nga BE-ja me masa konkrete që do të synohen vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor pasi, siç u tha në takim, ndjejmë se jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe vetëm bashkërisht do të mund ta përballojmë sa më mirë krizën energjetike”, tha ministri Bekteshi.
Masat që Komisioni Evropian u propozon vendeve anëtare janë që vendet të zgjedhin masat e duhura sipas të cilave do të kenë një ulje të konsumit total të energjisë elektrike me 10% deri në fund të marsit 2023, pra një ulje të detyrueshme të konsumit deri në të paktën 5% gjatë orëve të pikut në periudhën midis 1 dhjetorit 2022 dhe 31 marsit 2023.
Siç është bërë e ditur në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë, në mesin e masave për përballimin e krizës energjetike që u propozua është kufizimi i të ardhurave për prodhuesit e energjisë elektrike dhe shpërndarja e të ardhurave të tepërta. Kjo masë do të zbatohej për prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, centralet bërthamore, linjitit, torfe dhe naftë. Të ardhurat e tregut janë të kufizuara në 180 EUR/MWh dhe të ardhurat e tepërta të mbledhura do të përdoren për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta tek konsumatorët e fundorë.
Si një nga masat e propozuara nga Komisioni Evropian është një kontribut solid nga bizneset e lëndëve djegëse fosile që do të aplikohej për kompanitë që merren me prodhimin ose tregtimin e gazit natyror, naftës bruto dhe produkteve të naftës, duke përfshirë rafineritë dhe qymyrin.
Fondet e mbledhura do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset për të zbutur efektin e çmimeve të larta të energjisë.
“Para fillimit të takimit joformal të ministrave të energjisë të BE-së, u mbajt takimi i shteteve anëtare të Komunitetit të Energjisë me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Lorkrivski, ku u diskutua për pritjet për furnizim me energji si dhe masat e marra nga anëtarët për përballimin e krizës energjetike”, shtohet në kumtesë.

