Shtrenjtohen përsëri derivatet
Nga mesnata do të ketë rritje të re të çmimit të naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri. Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka marrë vendim që dizeli të shtrenjtohet për tre denarë, ndërsa vajin ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë. Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të pandryshuara.
Sipas këtij vendimi të fundit, dizeli do të shitet me çmim prej 103,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 99 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 mbetet 89 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 91 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit do të jetë 51,920 denarë për kilogram.

