Vritet 17-vjeçari në Klos, plagosen disa të tjerë

Ngjarje e rëndë në Klos. Një i ri ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e breshërive me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është një 17-vjeçar i cili ka qëndruar i shtrirë në trotuar deri në mbërritjen e policisë.

Burime për Noa.al infomojnë se për viktimën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Ai ka ndërruar jetë në vend. Ndërsa personat e tjerë janë transportuar menjëherë në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore që kanë rrethuar zonën përreth.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.