28 raste të reja me Covid
Shkup, 12 tetor – Në 24 orët e fundit në RMV janë bërë 278 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 28 persona, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë infektuar 24 persona, më pas në VEles 2 ndërsa në Kumanovë dhe Gjevgjeli vetëm nga 1.
Ndërkohë janë regjistruar 39 pacientë të shëruar ndërsa të vdekur nuk ka asnjë.
Rastet aktive për momentin shënojnë 300 persona të infektuar./Zhurnal.mk

